ËSHTË KOHA ME NA NJOFTË
Ndoshta je lodh. Ke dhënë shumë, ke mbajt gjithçka vetë. ShnetPaq nuk është veç barna – është një vend ku dikush të dëgjon, pa të gjyku. Jo për me të ndreq, po për me të qenë afër. Me zemër.
🫀 ShnetPaq – për ty që ke qenë gjithmonë i fortë, por tash ke të drejtë me pushu pak.
SI LINDI SHNETPAQ?
S’nisi si një ide, po si dhimbje e vërtetë. Një shok prej diasporës ishte shumë keq, s’po gjente kurrfarë ndihme – psikologët t’zënë, njerëz t’ftoftë. E vetmja gjë që e qetësoi, ishte veç ni muhabet me mu. Atë natë e kuptova sa shumë vlejnë fjalët e dikujt që t’ndin pa t’gjyku.
M’u kujtua një gjyshe që s’dinte gjuhën, as si me shpjegu dhimbjen. Mjeku s’e shikonte në sy. Ajo ndjesi – me qenë i huaj kur je në nevojë – më preku. Kështu lindi ShnetPaq: nga një ndjenjë, një nevojë që u kthye në vizion. Kur e ndava me të tjerët, kuptova se nuk ishte veç ide – ishte mision.
Qysh kena me ta ndreq jetën tonde?
Qëllimi Ynë
Për ata që ndjejnë dhimbje në heshtje, për nënën që harron veten, për vajzën që buzëqesh por mban brenda dhimbjen. ShnetPaq nuk është veç një aplikacion — është strehë dhe familje. Si era e barit te shpija, si përqafimi i gjyshës, jemi këtu që askush të mos ndihet vetëm. 🫀 ShnetPaq — dëgjojmë çdo zemër në nevojë.

Zemra e ShnetPaq:
Çka ëndërrojmë, pse jemi këtu, çka na mban gjallë?

Për një botë ku askush s’ndjehet vetëm
Me kriju nji botë ku kërkush s’ndjehet vet, sepse na jemi aty.
Ku kujdesi shëndetësor është njerëzor, i ngrohtë, i sinqertë.

Jo thjesht me shëru, por me përqafu jetën
Na e shohim një të ardhme ku çdo njeri — edhe ai që s’din me fol, edhe ai që s’ka za — e ka dikon që e dëgjon.

Sepse dikujt i duhet dikush që e dëgjon
Me konë aty për ty, kur nuk e ki kërkon afër.

Se dhimbja nuk ka nevojë për gjykim, po për afërsi
Me ta lehtu barrën, me ta kthy shpresën, me t’u afru si njerëz – jo si aplikacione. Me ta kujtu që nuk je vetë. Kurrë.

Besimi që një fjalë e mirë mundet me shpëtu një jetë
Dhembshuria – Se na dhimbset vërtet. Jo si profesionistë, po si njerëz.
Dëgjimi i thellë – Jo veç me vesh, por me zemër e me shpirt.
Respekti – Për secilën histori që na tregon, për secilën dhimbje që nuk shihet.

Për ata që s’e kanë familjen afër — ShnetPaq bëhet familja
Bashkësia – Sepse jeta është më e lehtë kur s’je vetëm, kur ke me kon me fol.
Besimi – E fitojmë dita-ditës, me veprime të vogla që vlejnë shumë.
Shpresa – Se edhe sëmundja ma e randë shërohet në duart e duhuna.
Kush jena na?
Na jemi djem e qika t’reja – doktorë, psikologë, farmacistë. Jemi këtu për ty e për t’afërmit e tu. T’dëgjojmë me zemër, kujdesemi me dashni. Se ti e meriton ma t’mirën.


Çka na shtyn me vazhdu përpara?

Nji nanë që s’di ku me çu fëmijën, nji plak që na falënderon pse e dëgjuam dhe ia gjetëm ilaçin, nji djalë që e kupton se s’është vetëm dhe ndihmohet me provimet. S’mundemi me rregullu krejt, po jemi gjithmonë aty për ju kur keni nevojë.

Lirim Isufi
CEO, CO-FOUNDER
Lirimi është mjek i diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme. Ka studiuar neuromarketing në Yale dhe është thelluar në filozofi për ta kuptuar më mirë njeriun – jo vetëm trupin, por edhe shpirtin. Ai e themeloi ShnetPaq si një strehë për ata që ndihen të humbur, të pashpresë, të vetmuar. Për të, kujdesi shëndetësor nuk fillon me recetë, por me një zemër që të dëgjon. Beson se secili meriton me u ndje i parë, i rëndësishëm – dhe i dashur. Mjekësia për të është mision, jo profesion!
Çka fiton nëse na beson neve;
Ngrohtësi, kujdes të vërtetë, dikë që s’të len vetëm, por edhe:

Kujdes që t'kushtohet veç ty:
Secili njeri është ndryshe – edhe na e dimë këtë. Për secilin që na vjen, kujdesi jonë përshtatet me zemër, jo me ni formular. Se ti s’je veç një rast – je një histori që meriton vëmendje të veçantë.

Mjekun që e flet gjuhën e shpirtit tond:
Këtu nuk flet me një sistem – flet me ni njeri. Me dikë që ta njeh gjuhën e nanës, dhimbjet e heshtuna, vuajtjet që s’ke ditë me ja shpjegu mjekut në gurbet. Me dikë që s’të sheh si numër, por si njeri që ka nevojë për ngrohtësi, ni fjalë t'mirë… e dikë që e kupton.

Qysh me jetu ma mirë – pa stres, pa ankth, pa lodhje të kotë!:
Fillon kur ke dikë që t'dëgjon e t'kupton. Kur nuk sillesh nëpër spitalet e huja për ndihmë, por ndihma vjen te ti – në gjuhën tande, kurdo që ti ki nevojë. . Na besojmë që shëndeti s’është veç mungesë sëmundjeje, por edhe qetësi në mendje, ngrohtësi në zemër, dhe ndjenja që nuk je vetëm. Asnihere. Na jemi gjithmonë me ty.

Këtu munesh me u kujdes për nanën e babën – edhe kur je larg:
Munesh me i caktu një takim me mjekun, me marrë këshilla për barnat a për dhimbjet që s’po i tregojnë, me porositë suplemente që ju vijnë në derë, pa lodhje, pa stres. Se dashnia nuk matet me kilometra – e as kujdesi me praninë fizike. Mjafton me pas zemrën aty ku duhet… edhe pak ndihmë prej neve.
Për ty, që do me u ndje ma mirë.
Këtu munesh me fol me mjekë që të kuptojnë, me marrë këshilla të thjeshta për vete e për ata që i don. Ke shkrime nga mjekët për me kuptu më mirë veten. Ki gjithcka që t'duhet për me konë i lumtur, mjafton me na besu.

Fjalë që të ndihmojnë me kuptu veten
Këto janë sqarime të thjeshta për trupin e mendjen. Janë shkru veç për ty, me dashni. 🧠 Se ti meriton me ditë të vërtetën – pa u lodh, pa u ngatërru
Get Knowledge

Shkrime të përditshme nga mjekët tonë
Çdo ditë, mjekët tanë ndajnë këshilla të thjeshta e të rëndësishme. Shkrujnë për krejt problemet shëndetësore tuat dhe qysh me i zgjidhë ato.
Get Knowledge
Le të punojmë së bashku.
Ose na kontaktoni në: ShnetPaqOfficial@gmail.com